Në debate e këtyre ditëve ku po diskutohet mbi procesin zgjedhorë në Federatën e Futbollit të Kosovës, janë disa persona se ndër të tjera, po gjejnë vërejtje në atë se FFK nuk është dashtë të caktojë ditën e zgjedhjeve gjatë kohës sa po mbahet kampionati vendorë.

Në anën tjetër, me një GOOGLE-ing të lehtë mund të vërejmë lehtë se ky ligj nuk ekziston as në letra, e as në parim, kjo sepse e kemi shembull kombëtaren e Shqipërisë që po mban tani zgjedhjet kur ende atje po luhet kampionati, e kemi presidentin e federatës së Spanjës Luis Manuel Rubiales Béjar, i cili gjithashtu është zgjedhur president derisa ka qenë e hapur sezona e La Ligas, gjithashtu e kemi edhe presidentin e federatës së Finlandës i cili gjithashtu është zgjedhur gjatë kohës sa kanë qenë aktive ligat atje.

Kjo që po ndodhë nëpër studio televizive aktualisht, është edhe një argument më shumë se në opinion po mundohet të hidhet mjegull përditë e më shumë, pa bazë dhe pa turp gjithashtu.

SHPËRNDAJE