Kryetari i PDSH në Maqedoni Menduh Thaçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kanë qëndruar sot në Preshevë, ku janë takuar me me homologun e tyre kryetarin e PDSH në Luginë të Preshevës, njëkohësishtë edhe me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

 

Preshvë, 6 mars

Takimi ishte në frymën vëllazërore duke shkëmbyer informata reciproke, në organizimin e udhëheqjes së partive dhe atë të pushteteve lokale. Por edhe pozita e shqiptarëve në rajon ishte temë e këtij takimi. Projektet e përbashkëta në mes të komunave të Preshevës dhe Tetovës në arsim, kulturë e sport u premtua se do të vazhdojnë edhe më tutje.Ndërkaq Menduh Thaçi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni e quant ë përkeqësuar, kurse Maqedonin të bllokuar në proceset integruese, njofton RTP

E sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Thaçi kishte qëndrim të prerë, po dolën shqiptarët në zgjedhjet parlamentare nuk do të fitojnë asgjë, pasi nuk zgjidhet asnjë problem. Ndërsa Ragmi Mustafa thotë se si mund të ulet në një parlament, neë shqiptarë nga Presheva me neë serb nga Kosova, kur shqiptarët e njohin Kosovën. Ende nuk janë krijuar kushtet demokratike që të marrim pjesë në to.Kohëve të fundit Lugina e Preshevës, është në fokusin e të gjitha institucioneve qofshin ato qeveritare apo joqeveritare nga hapsirat mbarë shqiptare, por edhe të partive politike. Shumë personalitete të njohura deri më tash kanë vizituar Preshevësn, ndërsa në një të ardhme të afërtë sipas burimeve tona vizitë pritet të bëjnë edhe shumë figura të njohura, por për shkak të protokollit ato ende nuk janë duke u bërë zyrtare, të cilat pritet të bëhen në momentin e fundit.

SHPËRNDAJE