Mysafirët ishin të ftuarit e festivalit mbarëkombëtarë të këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011″. Gjatë paradites së sotme ata kanë diskutuar me ekzekutivin preshevarë për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës në sferën kulturore. Kryetari I komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj kanë premtuar sot tek kryetari Mustafa për përkrahje dhe ndihmë profesionale për shoqëritë kulturo artistike nga Lugina e Preshevës. Nëse faktori shqiptarë është forcuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë duhet medoemos të ndihmohen dhe përkrahen shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Çamëri sepse kultura shqiptare është ADN e kombit shqiptarë, ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj (TVP)

SHPËRNDAJE