Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi para studentëve ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për studentët , pasi do të kenë qasje në të gjithë sektorët ekonomik. Edhe përfaqësuesi i USAID në Serbi Majkëll Mekler ka deklaruar se USAID është i përkushtuar që për mes këtij plani afatgjatë me një zgjidhje sistematike të rinjve ti mundësoj kyçjen e tyre në shoqëri dhe ekonomin e vendit, njofton TVP
Bujanoc, 29 maj
Në Bujanoc hapet qendra për udhëheqje të karrierës
Komuna e Bujanocit do të ketë qendrën për udhëheqje të karrierës e cila do të funksionojë në kuadër të fakulteti ekonomik dega në Bujanoc. Këtë e kanë konfirmuar Përfaqësues të organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID , komuna e Bujanocit dhe fakulteti ekonomik dega në Bujanoc kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.
Përfaqësues të organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID , komuna e Bujanocit dhe fakulteti ekonomik dega në Bujanoc kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në projekte të përbashkëta për hapjen e qendrës për udhëheqje të karrierës.Kjo marrëveshje ka për qëllim që të rinjve ti lehtësohet e drejta për punësim dhe të jenë konkurrues në treg. Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi para studentëve ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për studentët , pasi do të kenë qasje në të gjithë sektorët ekonomik.Edhe përfaqësuesi i USAID në Serbi Majkëll Mekler ka deklaruar se USAID është i përkushtuar që për mes këtij plani afatgjatë me një zgjidhje sistematike të rinjve ti mundësoj kyçjen e tyre në shoqëri dhe ekonomin e vendit .Të rinjtë e kësaj pjese do të jenë motorët e zhvillimin ekonomik ka thënë Majkëll Mekler. Krijimi i kësaj qendre të rinjve do ti mundësoj të përfitojnë eksperienca të shumta të cilat do të jenë në trend me zhvillimin e tregut ka thënë drejtori i USAID –it Majkëll Pilsberi.Organizata amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID në mënyrë aktive ndihmon programe që kanë për qëllim zhvillimin e kulturës tek të rinjtë dhe forcimin e ekonomisë së sigurt, ndërsa projekti hapjen e qendrës për udhëheqjen e karrierës në fakultetin ekonomik në Bujanoc është njëri ndër projektet që realizohet për mes këtij projekti.