TIRANË, 1 gusht –Kryetari i Keshillin Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës z.Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit te Bujanocit sot ne Tiranë eshte pritur nga kryetari i Republikes se Shqiperise z.Ilir Meta, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Fillimisht z.Musliu, në emër të Këshillit Nacional Shqiptar dhe ne emer te qyterave te Lujgines se Preshevës i uroi zotit Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Musliu: Takimi me presidentin shqipar ne Tirane z.Ilir Meta ishinte më shume se zyrtar, ishte vëllazëror

Presidenti shprehu kënaqësinë për këtë takim të parë në këtë post me përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyrenë Luginën e Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, institucional, shtetëror e personal ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës.

Presidenti Meta nga ky takim me njeriun nume rnje nga Lugfian e Preshvces z.Jonuz Musliun theksoi mbi rëndësinë që përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës të jenë edhe më bashkëpunues për interesat e tyre kombëtare dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginë.

Presidenti Meta vuri në dukje mbështetjen maksimale ndaj trajtimit të këtyre kërkesave në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike për pakicat, si dhe nënvizoi se zgjidhja e tyre duhet të realizohet në bashkëpunim me institucionet shtetërore të Serbisë.

Pas takimit me prewsdiwnen shqiptar kryetari KKSH-së z.Jonuz Muslou per gajencine e lajemeve “Pershevca Jonë” ka dealruar se “Takimi me presidentin shqipar ne Tirane z.Ilir Meta ishinte më shume se zyrtar, ishte vëllazëror. Falnderoj z.Meta dhe qverine shqiptare qe shprehu gatishmërine per ta mbeshtur Luginen më gjitha sefrat diteve te ardhshme..”

Kreu i Shtetit njëkohesisht nga yk takim me te parin e Lugines se Preshevës z.Mulsiu ka theksouar rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo gjë do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës, sidomos në arsim, punësim, infrastrukturë dhe shërbime ndaj qytetarëve.

“Një pjesëmarrje më aktive e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, si dhe një bashkëpunim më efikas i faktorëve politikë, do të rriste ndjeshëm shkallën e përfaqësimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet vendore dhe qendrore.” ka theksuar z.Meta

Presidenti Meta dhe zoti Musliu ndanë pikëpamje të njëjta se shqiptarët e Luginës duhet të konsiderohen si ura lidhëse mes popujve, ndaj dhe respektimi i të drejtave të tyre pasuron e zhvillon marrëdhëniet midis dy vendeve të rajonit.

SHPËRNDAJE