Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 14 maj të këtij viti do të mbajë seancën e radhës mbi Kosovën, duke ju referuar raportit semestral të UNMIK-ut mbi zthvillimet dhe gjendjen e mujave të fundit në Kosovë, kanë njoftuar sot burimet e OKB-së agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”
Gjenevë/UN, 3 prill
Ambasadorët e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 maj do të mbledhjen për të deabtuar mbi situatën aktuale në Kosovë dhe rolin endërkombëtrëve (KFOR, EULEX, UNMIK..) dhe angazhimet e insitucioneve të Kosovës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kanë njoftuar sot burimet e OKB-së agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.
Gjatë kësaj seance ambasadorët e Këshillit të Sigurimit në debatete e tyre do të përqëndrohen mbi zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës sidomos rreth procesit të e dialogut të Bruksellit mes Kosovës dhe Serbisë. Siq dihet në seancën e fundit (8 shkurtit) anëtarët e KS të OKB-së bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate kishin apeluar për vazhfimin e dialogut kosovaro-serbë si dhe për gjetjen e zgjidhjes së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale dhe instancat ndërkobëtare.
Burime e agjncisë sonë kana mysuar se në KS të OKB-së sikur shefi i diplomacisë serbe ashtu edhe ai i Republikës së Kosovës bashkë me autoritetine UNMIK-ut do të ndjekin seancën në fjalë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon do të prezentoj raportin e vetë mbi sitautën në Kosovë para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit në seancën e radhës të 14 majit.
Sikur në seancën e fundit edhe kësaj radhe do të preket tema mbi “trafikun e organeve” në Kosovë, duke ju referuar raportit të Dick Martyt, për cka në debatin e fundit kishte divergjenca të shumta rreth kësaj cështje mes vendeve anëtare të KS të OKB-së.