Nga Mustafë Ismaili
Gjate vitit 1991- 1992 ne tri komunat e Lugines se Presheves: Medvegje, Bujanoc dhe Presheve u ngrit iniciativa per formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv per te mbrojtur dhe ngitur zerin e shqiptareve te ketij rajoni. E para parti politike u formua[PARTIA PER VEPRIM DEMOKRATIK] PVD-ja me kryetar z. Riza Halimin. Kjo parti politike i tuboi numrin me te madh te shqiptareve ne ate kohe. Me kalimin e kohes u krijuan edhe partit tjera opozitare. Kjo nuk i erdhi mire qeverise serbe, sepse lideret e ketyre partive prezentonin kerkesat reale te qytetareve qe zeri i tyre tani kaloi kufijte e Serbise.
Me 16 shkurt te vitit 1992 ne Presheve u mbajt Kuvendi i perbere prej 96 delegateve te cilet ishin perfaqesues te partive politike dhe te shoqatave te dalura nga shqiptaret e tri komunave : Medvegje, Bujanoc dhe Presheve.
Ne kete kuvend u propozuan tre opcione: Autonomi teritoriale-politike, autonomi adiministratvo- kulturore dhe per autonomi teritotiale me te drejte bashkimi me Kosoven.
Me shumice votash u propozua per opcionin e trete- Autonomi teritoriale me te drejte bashkimi me Kosoven.
me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 u organizua Referendumi gjitheshqiptare nga Lugina e Prsheves per keto tri komunat te cekura me larte.: Me deklararaten per autonomi teritoriale me te drejte te bashkimit me Kosoven. Iniciativa ishte e popullit qe shtypej perdite e meshume dhe e vetemja menyre ishte zgjidhja e madhe referendumi qe pati jehone i cili la gjurme per te ardhemen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbise ishte pengese e Referendumit . Pankartat per ftese te popullates u hoqen nga policia serbe., nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetareve ishte pengese e madhe nga qeveria serbe. U hapen 75 vend votime ne shtepia private dhe lokale po ashtu private, dhe per dy dite dolen ne votime qytetaret, pasi diten e pare u penguan nga policia serbe.Radhet e qytetareve ishin te medha per votime. Dolen mbi 46.000 votues! 98 % e popullates iu pergjegjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlersua i sukseshem.
Me 26 mars te vitit 1992 u emrua kryesia e kuvendit kryetar u zgjodh Ibrahim Kadriu. Pas Referendumit te drejtat e shqiptareve u shkelenn edhe me brutalisht nga qeveria e Milosheviqit duke i bere presion popullates shqiptare qe te leshojne vendin dhe te largohen per ne perendim. I leshonin te rinjeve flet arrest se gjoja jane terorrist e irredentist , vriteshin ushtaret e rinje ne armaten ish jugosllave me arsyetimin se gjoja kane bere vtevrasje. Mjetet dhe menyrat nuk zgjidheshin per realizimin e debimit te shqiptarev nga trojet e veta etnike dhe me largimin nga puna me te ashtuquajturen diferencimin ideo politik. Lugina u zbraz nga intelektualet,. Si rrjedhoj e kesaj masakre u be vete organizimi i popullates shqiptare dhe u formua UCMBP, per te mbrojture me arme pragun e shtepise dhe te drejtat elementare. Me nderhyrjen e faktorit nderkombetare u nenshkrua marrveshja e Konculit por pala serbe prap nuk e respektoi dhe me ardhjen e forcave destruktive ne pushtet te drejtat e shqiptareve shkelen dhe cdo gje shqiptare rrenohet pa meshire. Investimet dhe punesimi sa vijne e ulen.
Koncentrimi i forcave te armatosura serbe, provokimet dhe shpernguljet ne heshtje. Ne sken prap dalin incidente te qellimshme,kerkesat e shqiptareve injorohen nga politika diskriminuese e Beogradit. Shqiptaret e mllefosur ngjeshin armet ne mbrojtje te pragut, nderit dhe dinjitetit kombetare.
Deri sa nuk rregullohet ceshtja e shqiptareve te Lugines se Presheves, nuk ka stabilitet ne ballkan.. Edhepse me 12 mars 2001 u nenshkrua teksti i marrveshjes per armepushim dhe me 7 maj u muar vendimi per cmilitarizimin e e UCMBP dhe marrveshja e paqes se Konculit me 21 maj 2001 nuk u permbushe ne praktike, nuk u respektua nga ana serbe.
Edhe sot pas 21 vjeteve Referendumi i cili eshte i mbeshteture ne verdiktin e popullit. Bashkimi me Kosoven eshte me i qendrueshmi opcion dhe me i drejt.. cdo vendim tjeter do te jete vetem zgjidhje komprimisi.
MUSTAFE ISMAILI TORONTO