Radio Televizioni i Serbisë ka publikuar pamje të vizitës së Albin Kurtit në Shtërpcë. I mbledhur me serbët e asaj ane në një tubim të tij, duke brohoritur “Serbia, Serbia” Kurti duartoket bashkë me të gjithë të pranishmit.
Albin Kurti, në pamjet që Radio Televizioni i Serbisë i ka publikuar u bën thirrje serbëve të Shtërpcës të dalin në votim më 14 shkurt.
Por, ajo që ra në sy, ishin brohoritjet e serbëve “Srbija, Srbija”, derisa Kurti u pa duke i duartrokitur këto thirrje.
Në video, dëgjohet se gjatë fjalimit të tij, Kurti nuk mundi të pëmendë fjalën “shtet”, nga brohoritjet e serbëve, gjatë së cilave ai u pa i heshtur.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-së Joe Biden, sot i ka dërguar letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kjo letër u përshëndet në Kosovë nga të gjithë akterët politikë, por jo edhe nga vet Kurti.
VIDEO: