Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në vënien e gur themelit të tri projekteve në Podujevë.
Sipas agjendës së ditës së sotme, në Podujevë do të bëhet edhe vendosja e gur themelit për ndërtimin e sallës sportive në shkollën “Ali Ajeti”, fshati Sfeçël. Vendosja e gur themelit të Qendrës së Kompetencës, fshati Livadicë (afër Fabrikës së Biberit), në vendin ku do të ndërtohet edhe Zona Ekonomike, si dhe vendosja e gur themelit të Tregut të Gjelbër, rr. “Zahir Pajaziti”, ish-Stacioni i vjetër i Autobusëve.