Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti  vetëm tha shkurt se në atë takim është kabineti i tij qeverisës.

“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje”, tha shkurt kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme.

Vetë Kurti gjatë javës së kaluar kishte treguar se nuk ka marrë një ftesë të tillë nga amerikanët.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, njoftoi shefi i ekzekutivit javën që shkoi.

Në takim po merr pjesë shefi i kabinetit të tij, Luan Dalipi dhe disa ministra të Qeverisë së tij.

Aty prezente po ashtu është edhe zëvendësministrja Donika Gërvalla.

SHPËRNDAJE