Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj sulmit të Iranit kundrejt Izraelit.

Kurti e ka cilësuar si akt të paprecedentë e që sipas tij përbën një rrezik të madh.

Sipas kryemintrit tani më shumë se kurrë duhen shuar armiqësitë.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme,” shkruan Kurti.

SHPËRNDAJE