Veterani i footboll-it, Enes Shesholli ka shkruar per presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka ngritur lartë emrin e tij duke radhitur arsyet.

Ky është postimi i tij:

Kush është presidenti i FFK- së z.Agim Ademi dhe pse e meriton respektin e madh

Të shkruash për veprat e mira dhe humane për presidentin e FFK- së Z.Agim Ademin të duhet shumë shumë kohë por unë dua t’i cek vetëm disa nga ato.

Së pari jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe dua të cek humanitetin njërzor që e ka ky njeri.

Në çdo muaj të shenjtë të ramazanit shtron iftar për pleqtë të cilët janë në shtëpinë e pleqve e ndërtuar nga Halil Kastrati. Për çdo vit ndërton nga një shtëpi në Kosovë për nevojtarët. Ndihmon me ushqime shumë familje nevojtare. Për çdo inciativë që ne veteranët marrim për t’i ndihmuar kujtdo, presidenti gjithmonë përgjigjet i pari dhe gjithmonë është afër nesh. Në pandemi të korona virusit organizoj për t’i ndihmuar veteranët e futbollit me 100 pako ushqimore ku vlera e një pako ishte 50.00€. Edhe një gjë dua të iu tregoj edhe pse shumë herë më ka thënë që mos t’a përmendim mirëpo unë nuk mundem pa e përmend bujarin e tij të cilën e bën, është presidenti i parë ballkanik ndoshta edhe në Europë i cili pagën e tij mujore nuk e dorzon në familjen e tij, mirëpo ai e ka formuar një fond të tij ku me ato mjete kushdo që ka nevojë si për ushqim si për shërim i përgjigjët me përgjigje pozitive. Njeriu i cili gjithmonë është afër sportistave duke e bërë më të mirën për futbollin e Kosovës, këto janë vetëm një përqindje e vogël për të treguar se qfarë njeriu është presidenti i FFK-së Z.Agim Ademi.

SHPËRNDAJE