Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancën plenare për hapjen e Sesionit VII të Legjislaturës X.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, do të çelë seancën me një fjalë përshëndetëse.
Ndërsa në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar, miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 korrik 2024.
Po ashtu, pjesë e rendit të ditës do të jetë dhe njoftimi për çështjet e depozituara në Kuvend. Sipas njoftimit, punimet do të vijojnë me fjalët e kryetarëve të grupeve parlamentare.
Kuvendi nis kështu sezonin e ri parlamentar, ndërsa në seancën plenare të 12 shtatorit pritet të merret në shqyrtim vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.