Klubi volejbollistik “Flaka” e Preshevës, nën udhëheqjen e trajnerit të tyre Prof.Bekim Halitin (ish kampion i Kosovës) dhe Prof.Orhan Ymerit, triumfuan në ndeshjen kundër ekipit të Leskovcit “Duboçica”, me rezultat 3 : 0 me sete. Loja u zhvillua në Leskovc në ora 7:00 pasdite.
Flaka tashmë zë vendin e parë në ligë në Sërbi, duke kryesuar përpara me 21 pikë, duke përfshirë fitoren e djeshme (e shtunë, 17 mars 2018).
Lojtarët treguan rezultatet më të mira si shkak i ushtrimeve të vazhdueshme dhe punës së palodhëshme së ekipit në tërësi. I urojmë suksese të vazhdueshme ekipit !