Vetëvendosje dërgoi në Gjykatën Kushtetuese dje ankesën e saj për dekretimin e presidentit Thaçi që ia bëri Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.


Pjesa skandaloze e kësaj kërkese të VV-së, është se aty citohet, madje përdoret si referencë Kushtetuta e Serbisë, shkruan lajmi.net

E Kushtetuta, të cilës i është referuar partia e Kurtit, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë, në nenin 182.

“Provincat autonome janë bashkësi territoriale autonome të përcaktuara me Kushtetutë, në të cilat qytetarët ushtrojnë të drejtën e autonomisë krahinore. Në Republikën e Serbisë, ekzistojnë Krahina Autonome e Vojvodinës dhe Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohija. Autonomia thelbësore e krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë rregullohet me ligj të veçantë i cili do të miratohet në përputhje me procedurat e parashikuara për ndryshimin e Kushtetutës. Provinca të reja autonome mund të krijohen, dhe ato të krijuara tashmë mund të revokohen ose bashkohen pas procedurave të parashikuara për ndryshimin e Kushtetutës. Propozimi për krijimin e ri, ose revokimin ose bashkimin e provincave autonome ekzistuese vendoset nga qytetarët në një referendum, në përputhje me Ligjin. Territori i provincave autonome dhe kushtet nën të cilat mund të ndryshohen kufijtë midis provincave autonome rregullohen me ligj. Territori i provincave autonome nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e qytetarëve të tij të dhënë në një referendum, në përputhje me Ligjin”, thuhet saktësisht në nenin 182 të Kushtetutës së Serbisë

SHPËRNDAJE