TetovaSot ka siguruar pamjet tmerruese nga dhuna në Parlament, ku shihet se si Ziadin Sela pa ndenja po tërhiqet zvarrë nga huliganët dhe kriminelët maqedonas.

Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit.

 Del VIDEO, pamje tmerruese nga rrahja e Ziadin Selës, shikoni si tërhiqet zvarrë

Për një moment, teksa mbahej konferencë shtypi brenda Paralementi, huliganët maqedonas, thyejnë kordonin policor i cili ishte i pakët në numër dhe futen brenda ambienteve të Parlamentit.

Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë.

Nga kjo dhunë më rëndë e pësoi lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i cili sot e kësaj dite apo po kurohet në Spitalin Kilinik të Tetovës.

Mediat shqiptare në Maqedoni, shkruajnë se, Adnan Memed është personi që ka ngritur dorë në kryetarin e LR PDSH-së z. Ziadin Sela.

Memed është shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Shutkës, Elvis Bajram.

Dhuna që kishte pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, e ushtruar nga mbështetës nacionalistë të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit, kishte lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela.

Image

SHPËRNDAJE