Shqiptarët, kudo që kanë shkuar nëpër Evropë apo Botë, nuk kanë pranuar të jenë thjeshtë puntorë krahu, apo argat të dikuj, gjithmonë kanë provuar të tregojnë veten në secilën lëmi që iu ka dhënë mundësia më e vogël.

E tillë është edhe historia e Xhevdet Ajetit i cili jeton e vepron në Gjermani, ku merret me ndërtim, e që sot, me punë dhe ndershmëri i mbanë më shumë se 300 puntorë, të cilët janë të kënaqur me Xhevdetin si shef të tyre.


Ajeti njihet si “fenonomen” në Gjermani, pasi që pasioni i tij për punën dhe menaxhimin ka arritur që të triumfojë jo vetëm në arritjen e të mirave materiale, por edhe të bëhet simbol i të bukurës, simbol i estetikës, e për këtë, mjafton të shohim tek stadiumi i Bayern Munchenit apo i Dortmundit, tek këto dy mrekulli të futbollit, e ku ka qenë pikërishtë “dora” e Xhevdeti shqiptarë, që ka lënë gjurmë e me të cilën mund të krenohen të gjithë shqiptarët anë e kënd globit.


Absolutisht nuk mundemi ta harrojmë as pjesën e humanizmit, karakteristikë e shqiptarit, që gjithmonë ka ndarë për të tjerët dicka nga vetja. Xhevdeti është sponzor gjeneral i klubit futbollistik shqiptarë në qytetin e tij, asnjëherë nuk ka hezituar të jetë i pari kontribues nëpër xhamia apo shkolla për komunitetin shqiptarë, saherë që i kanë kërkuar, por edhe shumë bamirësi tjera, për të cilat Xhevdeti në fakt as nuk dëshiron të flasë.
Pra, ky është Xhevdet Ajeti, shembulli i një shqiptari të mirë e puntorë, një pasqyrë e mirë e diasporës tonë në Gjermani, shembull të cilin duhet ta ndjekin cdo shqiptarë në perëndim, sigurishtë se jo të gjithë mund të kenë fatin të jenë të suksesshëm si Xhevdeti, por të paktën të përpiqen e të na e zbardhin fytyrën të gjithëve.

SHPËRNDAJE