Barcelona e ka mposhtur 2:1 Atletico Madridin për të marrë kreun në La Liga
Barcelona e ka fituar derbin e javës së 24 në La Liga, duke e mposhtur 1:2 në udhëtim Atletico Madridin.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Rafinha realizoi në minutën e 64’, pastaj Godin barazoi gjithçka në minutën e 70’, para se Messi të shënojë golin e tre pikëve në minutën e 86’të.
Ky gol, e dërgon Barcelonën në krye të renditjes me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Real Madridi që sonte përballet me Villarrealin.