Jemi mësuar ta shohim me veshje nga më të çuditshmet këngëtaren e famshme Lady Gaga. Por këtë herë ndryshe nga sa mund ta keni pritur ajo ka preferuar të vishet krejt normal si një grua në moshë. Veshja e përdorur ka qenë korrekte dhe pa egzagjerime, element që ka rënë në sy patjetër tek media dhe fansat. 26 vjeçarja preferoi ngjyrën portokalli për performancën në Zelandën e re. Duket se edhe fansat e dëshironin një imazh më të rregullt nga Gaga.

SHPËRNDAJE