Kombëtarja jonë e futbollit, Kosova, këtë të premte e fillon turneun e rradhës ku synon të pozicionet mes më të mirave të kontinentit, në kuadër të garës së Ligës së Kombeve, ku djemt tanë, më të motivuar se kurrë presin që në “Fadil Vokrrin” përplot, ta mboshtin skuadrën rumune, ku pas provokimeve të ditë më parë, kundër vashave tona atje në Rumani, djemt dardan kanë një motiv më tepër që të marrin fitoren e parë pikërisht kundër tyre.
Megjithë atë, si përherë, janë disa tipa, apo grupe tipash të cilët me gjasë e luajnë lojën e djallit kundër kombëtares tonë, e presin momentin me padurim, me gjasë përgjatë tërë vitit këtë pritje e kanë, që kur të vijnë ndeshjet e kombëtares, të mundohen ta turbullojnë ujin. Deri sot, nuk ia kanë huqur asnjë herë, në secilin grumbullim janë shfaqur qoftë duke e sulmuar administratën e FFK-së, qoftë duke i kritikuar futbollistët e duka ia rritur presionin apo edhe në forma të tjera.
Tash kur Kosova duket më e përgatitur se kurrë, me trajner shumë ambicioz, me prurje të reja, djem të rinjë e super të motivuar, me shitjen e të gjitha biletave të “Fadil Vokrrit”, dikujt i ka shkrepur në mendje një ide e re, le të merremi me fushën e blertë.
Gazetarë me pyetje të cuitshme u shfaqën sot në konferencën për media, madje nuk iu mjaftoi pyetja e cuditshme drejtuar trajnerit gjerman të skuadrës tonë, ata vazhduan tutje duke e shtrembëruar edhe përgjigjen.
Si ka mundësi që një gazetar shqiptarë dashakeqësisht jo vetëm se e pyet trajnerin për gjendjen e fushës, por madje edhe e shtrembëron përgjigjen, pikërisht në këtë kohë kur Kosova ka futbollistët e sajë në top formë nëpër skuadrat e tyre?
Si ka mundsi që trajneri Foda thotë se fusha nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, e mediat dhe gazetarët e agjendave të cuditshme, përgjigjen e interpretojnë sikur “fusha nuk është në gjendje të mirë”?
Cila është agjenda e tyre, kur dardanët nesër janë të bindur në tre pikët kundër Rumanisë, a po ia përgatisin gazetarët e cuditshëm terrenin Rumanisë që nesër ta arsyetojnë humbjen, apo edhe po tentojnë t’i shtojne presionet mbi djemt tanë që rrejshëm po luajn në një fushë në gjendje “jo të mirë”.
është turp dhe këta duhet të japin llogari se kujt agjenda po i shërbejnë, sepse asgje nuk është duke ndodhur rastësisht, e për këtë ka dëshmi, mjafton të lexohen titujt e redaksive të sportit të disa prej mediave në vend para cdo grumbullimi të Kosovës.
Për fund, për vlerësimin e gjendjes së terreneve ka kompani të specializuara të cilat paguhen për atë punë, e mediat tona nuk e marirn mundin kurrë të konsultohen me to, me e lehtë është t’i bien në qafë kombit, atdheut, turp!