Kryeministri i Tunizisë, Mohamed Ghanouçi, tha se ka marrë drejtimin e shtetit pas largimit të presidentit nga vendi.
Ben Ali u largua pas protestave masive që rezultuan me përleshje ndërjmet demonstruesve dhe forcave të sigurisë.
Protestat ishin nxitur nga papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në trazirat.