Preshevë, 15 proill -Gazeta britanike “Daily Express” ka bortuar nje teskt te gajtge mbi me foton e Lavdrim Muhaxheri me pasaprte kosovare n’dorë, duke bere fjlae mbi aktivtetet e ISIS-it
Lavdrim Muhaxheri, lider i shqiptarëve xhihadist në ISIS tanimë i njohur në gjithë botën, sërish është bërë pjesë e mediave botërore, por kësaj here pa i përmendur emrin.
Gazeta britanike ka përdorur fotot e Muhaxherit në momentin kur ai shihet duke shqyr pasaportën e Kosovës, dhe këtë për ta ilustruar një nga publikimet më të tmerrshme të ISIS, ato të momenteve kur ata vrasin viktimat e tyre, derisa ata luten që t’u falet jeta.
Shteti Islamik dje ka lëshuar një video e cila tregon barbaritë e ekzekutimeve të tmershme të viktimave.
Kjo propagandë e publikuar së fundi nga militantët gjakatarë, është kryer në provincën Anbar, në Irak.
Masakra e pamëshirshme shfaq viktimat, përfshirë ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë irakiane, duke u lutur për jetën e tyre para se atyre t’u prehet koka apo të vriten.