LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS -DEGA NË ZVICËR
Ftesë për shënimin e 4- Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Të nderuar bashkatdhetarë
Me rastin e 4- Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,
Kryesia e LDK-së Dega në Zvicër në bashkëpunim me kryesinë nëndegës së LDK-së Bremgarten-Wohlen organizon manifestim festiv për anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së dhe të gjithë bashkatdhetarët.
Andaj ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë kremtim të përbashkët festiv të kësaj dite të shënuar në historinë e Kosovës.
Manifestimi mbahet të shtunën, më 03 mars 2012 duke filluar në ora 18.30.
Adresa: Casino Wohlen, Zentralstrasse 30 5610 në Wohlen
Programi i Manifestimit :
Në këtë manifestim do të flitët për këtë datë me rëndësi kombëtare historike, ndërsa në pjesën artistike në vazhdim pjesmarrësit do ti argëtoi grupi i këngëtarëve të mirënjohur Vëllezërit Mziu me Orkestrën e tyre si dhe ai Shkollës së vallëzimit të ansamblit “ SHOTA “ ne¨Zvicër me disa pika të vallëzimit të zgjedhura nga koreografi z. Agron Bajrami.
Gjithashtu edhe nxënësit e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe do të paraqiten me programin e tyre.
Ju mirëpresim !
Me nderime
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër
Kryesia e nëndegës së LDK-së Bremgarten-Wohlen