Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes një deklarate lidhur me termin “ndarje të Kosovës”
Kohët e fundit po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe ,se ndarja e Kosovës është si shprehje e shpeshtë nga qarqe serbe , evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar qe sa janë irituese, po aq banale në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në takimin e Munihut në Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen. Fill pas kësaj doli me një deklarate edhe i “madhi akademik Rexhep Qosja “!?…
Po ,Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes një deklarate lidhur me termin “ndarje të Kosovës” prononcohet me sa vijon nga pyetje se çka mendon rreth disa ideve për ndarje e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve ,profesor Rexhep Qosja është përgjigjur se ( Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një brengë e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord), kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë “Presheva Jonë”.
Po fillojmë me një fjalë te urtë nga i Sami Frashëri kur thotë;”Njeriu merret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët, por te zoti Rexhep Qosja kjo e fundit sikur nuk përputhet me realitetin dhe qëndrimet e tij për çështjen kombëtare , jo qe po mëson po ,po denigron .ç’orjenton , abuzon dhe po dezinformon !!!
Rexhep Qosja në prononcim shkëmbim territoresh
shqiptaro -shqiptare me Serbinë!
Gjithherë,ndarësit,për të mos thënë përçarësit e popullit,gjegjësisht të kombit tonë,mjerisht në forma dhe nga motive të ndryshme,akoma vazhdojnë të jenë prezentë ,për fat të keq edhe aktiv,më,apo pa vetëdije, le të mbetët ta vlerësojnë publiku se me prononcime ,deklarata dhe opinione të tilla po e dëmtojnë kauzën e bërthamës autoktone shqiptare, qe për fat te keq kësaj po i frymojnë disa njerëz me reputacion letrar , por në konceptin politik zero siç është zoti Rexhep Qosja!?…
Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim drejt shkallëzimit të vetëfundosjes si personalitet me vlerë ne fushën e letërsisë !
Me një parullë të Qosjes , “Lugina e Presheves me Kosovën” ndërsa “veriu i Mitrovicës me Serbinë” , jo qe është i bindshëm për shqiptarët, por ai opsion nuk e bind as faktorin ndërkombëtar ,madje, madje edhe vet politikajt e Serbisë, po qe janë largpamës, sikur qe u shpreh para disa ditësh edhe presidenti serb Tadiqi, (“Ndarja nuk është qasje e mirë, dhe në një farë mënyre madje është edhe e rrezikshme, sepse do të kishte pasoja të këqija edhe në shtetet tjera të rajonit” , por politika serbe e provon qe në “hangësh e bajsh me shëndet” Referendumi qe po mbahet në veri të Kosovës nga minoriteti serb, është garantuesi i dështimit përfundimtar të bisedimeve Kosovë-Serbi. Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme duhet të mblidhet dhe të shpallë dështimin e bisedimeve për shkak se në veri të Kosovës është shkel sovraniteti dhe integriteti i vendit dhe është bërë agresioni i Serbisë, përmes strukturave të saja të instaluara në Veri të Kosovës ).
–Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim drejt shkallëzimit të vetfundosjes si personalitet me vlere ne fushën e letërsisë !
Një fjalë e urte popullore thotë ;”Mos e nis një punë, në të cilën ti sheh për veten tënde 9 dobi dhe një dëm për publikun, sepse do t’i humbasësh të 9 dobitë, ndërsa konsekuencën e dëmit të
përgjithshëm do ta heqësh për se gjalli dhe pas vdekjes sate” andaj kujdes zoti Qosja për imponimin tuaj te një përfitimi skeptik ndaj teje. deklarata e juaj na ka indinjuar në ne mase te madhe nga qëndrimi aq naiv, aq të ultë dhe aq të pa vlere qe u gjete si akademik. Profesor, Qosja, do ishte mire të merret me pleqërinë e vet . Le te merret me gjurmime dhe studime në krijimtarinë letrare të gjuhës shqipe, të pasuroi, thesarin e Institutit Albanologjik, këto janë vlerat e tij ma te mira sesa me dhënë konstruksione shkëmbimesh të vendeve me territore shqiptaro-shqiptare, tu dhuroj armiqve shekullor tokë shqiptare !!!!???…
Zoti profesor Qosja , për fat te keq, ju keni anatemuar, historinë e Shqipërisë etnike dhe dëmeve të bëra nga qarqet serbe dhe evropiane,se këtë ide destruktive, tepër antishqiptare dhe proserbe, japin impulse, e cila e rrite Serbinë me territor dhe nuk ia zvogëlon pretendimet ndaj territoreve shqiptare, është për tu gjykuar nga faktori shqiptar po edhe ma gjërë.
Rexhep Qosja nuk përpiqet ta përmirësoje gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi atje dhe t’i bashkoj me shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën!
Profesor Qosja ke një prejardhjeje nga territoret shqiptare të Malit të zi , nga Plavë e Guci, qe si pasoje e një ndëshkimi sllav, ke ndërruar vendbanimin ,pse nuk shkon ti ndihmoj dhe jap mësime instruksionesh Plavës e Gucisë qe babë- babadem është shqiptare, qytetit të bukur turistik Ulqinit ,Tivarit dhe territoreve tjera nën administrimin sllav të Malit te Zi . Lind pyetja se çka bëri Rexhep Qosja , për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi ,për një status politik për të partë e tij ? Po thuajse u boshatis ai vend ne tërësi si pasojë e politikes sllave . Përse i” madhi “Rexhep Qosja nuk përpiqet ta përmirësoje gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi atje dhe t’i bashkoj me shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën , po derdh lot krokodili për gjendjen e katër fshatrave serbe në veriun e Mitrovicës, si ardhacak në tokat tona?
Edhe ato territore, Presheva,Bujanovci, Medvegja 90% janë shqiptare. Vraja,Leskovci dhe Periferia e Nishit janë “Toka” nga këto pjesë ku u ndoqën me dhunë, terror dhe djegie shqiptarët autokton!!!.
Kjo deklaratë qe ma se shumti nënshtron “Kombin Shqiptar” është ,kur dëgjohet një shprehje e tillë nga goja e një akademiku me një memorie të skaduar , me një pseodopolitikë të gabuar , ku harron pjesët tjera të Sanxhakut. T’i kujtojmë zotit Qosja se nuk është moti, sllavët bënë pazarllëqet e vata dhe i ndanë në mes vete këto territore ,duke i shporuar me dhune e zjarre shqiptaret , ku si pasoje e asaj kohe edhe Zoti Rexhep Qosja u shpërngul nga vendi ku ke lindur.
Mendimi i juaj për shkëmbim territoresh dhe ndërrim kufijsh për brenda Kosovës do të thotë akoma humbje territoresh shqiptare. Edhe ato territore, Presheva,Bujanovci, Medvegja 90% janë shqiptare. Vraja,Leskovci dhe Periferia e Nishit janë “Toka” nga këto pjesë ku u ndoqën me dhunë, terror dhe djegie shqiptarët autokton!!!. Ata shqiptarë qe kanë mbet janë asimilua në serb edhe pse sot nuk po mundemi t’i fusim nën administratën shtetërore të Republikës se Kosovës, së paku mos të humbim territore tjera. Nuk i dihet kohës dhe të nesërmes?. Ti , zoti akademik nëse nuk je i ngopur me të kaluarën tuaj ne sensin politik nga disfatat, ti rikujtoj dhe ndërgjegjësohu qe të mbetesh se paku një njeri me vlere në letërsi dhe asgjë ma tepër! Me rastin e këtyre provokimeve, po me befason fakti ,se si “Intelektualët shqiptar, akademitë dhe njerëzit adekuat nuk reaguan ,por kane heshtur dhe po heshtin ndaj një deklarate destruktive të dëmshme dhe shume naive ?!!!. Përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë për (Zërat ) të ngjashëm , qe si zgjedhje adekuate shkundin plagë te reja për gjakderdhje dhe lufta të reja, gjejnë ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës Serbisë)!. Nga njeriu i ndërgjegjshëm, i vetëdijshëm , largpamës , me vizione të spektrit politik, duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet një marketing politik i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare , aq sa janë territore tonat Lugina e Preshevës po aq është edhe pjesa veriore e Kosovës qe pretendohet ti përfitojë Serbia përmes diplomacisë se vet ,por edhe nga individ shqiptar siç është Rexhep Qosja. Zotëri i nderuar Akademik Qosja, gjeneza e shqiptareve në “Kosovën Lindore” është autokton në trojet e tyre etnike. Besoj qe ketë e din edhe ti shumë mirë, ndërsa serbët në veri të Kosoves, janë ardhacak nga Karpatet, të cilët pastaj nga Serbia me dhunë janë vendosur në tokat dhe trojet shqiptare, qe po pretendojnë akoma ta zvogëlojn tokën tonë ,sipas projekteve të akademive serbe qe për çështjen kombëtare janë ma patriot se ne shqiptarët qe për toka të huaja bëjnë projekte dhe memorandume antishqiptare shumë shpesh, ndërsa ju në Akademinë e Kosovës as qe brengoseni , as qe flisni ne mes vete ,as qe bashkëpunoni me Akademinë e Shqipërisë me qellim qe të jeni zëdhënëse të planeve dhe koncepteve mbarëkombëtare.
T’i kujtojmë disfatat e karrierës politike dhe dështimet në te gjitha betejat e humbura si politikan, duke kaluar si përçarës i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe ma gjerë!
T’i kujtojmë disfatat e karrierës politike dhe dështimet në te gjitha betejat e humbura si politikan, kur u bë një lëvizje e veprimeve për ndryshimin e statusit të Kosovës ,në status republike , përshpejtove me formuar edhe ti një parti politike “Partinë demokracia e bashkuar” me çka në zgjedhjet e asaj kohe humbe, pos qe ja zbehe autoritetin vetit u deklasove politikisht në rival te partive tjera! Pastaj vajte me veprimtarinë e juaj , karshi proceseve politike si “intelektual i pa varur” nga i cili destrutivitetin tuaj e tregove ne emër të qëndrimeve tua të njëanshme duke ra pre e interesave personale a thua përse, ti e din ma se miri? Ndërrimi i sistemit komunist në Shqipëri dhe lëvizjet për një demokraci qe u digjte Shqiperia në flakë , ti u gjete në rolin e ndezësit të zjarrit, propagandistik në një krah politik me çka dole me opinionin tuaj me “Demokracia e Vonuar në Shqipëri”. Në vitin e kaluar kur ishin zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë dhe ishte mjaft gjendje alarmante dhe e elektrizuar në shkallë vendi , ti prapë , dole ne krahun e partisë socialiste, pro Edi Rames kundër kandidatit demokrat Lulzim Bashes , me çka mjaft solle përçarje dhe shokizëm me deklaratën tuaj ,qe gati e solle vendin në luftë civile kur dihet se ju keni mundur te luani një rol pozitiv me i ul gjakrat se aty ishte populli po thuajse i përgjysmuar ne vendvotime!!! Gara e juaj politike me partinë tuaj në zgjedhjet e lira në Kosovë, si rezultat ishte me o vota , andaj u shprehtë se “ky popull nuk donë pavarësi”. Kur dolën me larguar foton e Enver Hoxhës në Tirane ti dole në krahun e socialisteve gjë qe nuk përkon me njerëzit e artit kulturës dhe shkencës ?…Nuk e di zotëri Qosja pse , pos përçarjeve në Kosovë, ju keni arritur edhe në Shqipëri të prononcoheni, ndaj një krahu politik , e nuk e dini se fjala e juaj qon ne ujë ne mullirin shkapërderdhjes e jo bashkimit. Kur del dikush për projekt “Bashkim me Shqipërinë” prapë dilni me lloj, lloj shpifjesh duke i injoruar planet e kundërshtarëve , me çka, ma në fund, ju po mbeteni ma i injoruar se ata , kur nuk ja qëlloni prognozës politike. Ismail Kadare para disa ditsh doli me një deklaratë, se integriteti dhe sovraniteti i vendit duhet të ruhet, ju pas pak dolët me projekt të ri me “coptuar “Kosovën. Vitin e kaluar ekstremiteti islamik morri hov me bërë çdo gjë fetare në Kosovë saqë u bënë objekt diskutimi, se çka janë ky popull edhe në arenën ndërkombëtare ,ju prapë, zoti Rexhep Qosja keni dal me prononcime dhe shkrime propagandistike dhe përçarëse pro fesë islame gjë qe harrove edhe dy fe tjera qe ekzistojnë në Kosovë, nga e cila keni ndezur akoma revoltën e pa arsyeshme te ekstremitetit islamik vehabiste . Nga ato nxitje sot të rinjtë tanë në shumë vende perëndimore po gjinden në krahun vehabist me çka po bien ndesh me shtetet ku jetojnë dhe po nxisin një urrejtje ndaj kombit shqiptar në tërësi . Veprimet destruktive të tyre po e humbin edhe imazhin dhe vlerën e kombit shqiptar, po e cenojnë edhe vete Qendrën Islame të Kosovës qe asnjëherë nuk kishin mosmarrëveshje fetare deri ne këtë shkalle qe reflektohet sot në shoqërinë shqiptare. Nga kjo rrjedh se njeriu nuk mundet me u pajtuar assesi me konfuzoitetin tuaj të pa qartë ,qe me vetëdije a pa vetëdije je duke kaluar ne një njeri përçarës i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe ma gjerë?
I vetmi koncept përfundimtar është përmirësimi i gabuar i historisë , pro ribashkimit në një shtete të bashkuar në Shqipërinë ajo qe ishte, ajo qe ka qenë dhe ajo qe nesër do të jetë!
T’i kthehemi edhe njëherë temës : Më duhet t’ua përkujtoj zotëri akademik dhe politikan Qosja, se populli shqiptar nuk ka toka me fal, por ne duhet ta ndjekim një politikë qe ti kthejmë ato, qe na u kanë marrë me dhunë, qe padrejtësisht ju aneksuan dhe ju dhanë vendeve ballkanike. Lugina e Preshevës ju dha Serbisë , gjysma e Maqedonisë është shqiptare, pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë ju dhanë Greqisë,siç cekem ma lart , gjysma e territorit në Mal të Zi është shqiptare , prandaj zoti Qosja ne duhet te përpiqemi qe ti përmirësojmë gabim tona historike në dëmin e kombit shqiptar, drejt konceptit të bashkimit e jo ndarjes , drejt forcimit e jo dobësimit, drejt rimëkëmbjes e jo rrënimit, drejt integritetit të vendit e jo copëtimit të mëtutjeshëm, drejt lirisë e jo robërisë , drejt stabilitetit e jo destrutivitetit, dmth i vetmi koncept përfundimtar është përmirësimi i gabuar i historisë , pro ribashkimit në një shtete të bashkuar në Shqipërinë ajo qe ishte, ajo qe ka qenë dhe ajo qe nesër do të jetë. Një Shqipëri natyrale as e madhe as e vogël ajo që ishte me një gjuhë , kulturë dhe gjak , me kufijtë e vet pa kufi në zemrën shqiptare!!!???.. .
Ky do të jetë një “kompromis qe duhet politika kosovaro-shqiptare ta ndjek pran faktorit ndërkombëtar” , atij serb dhe pran faktorëve në Ballkan ,ku edhe ti edhe unë edhe te gjithë shqiptarët duhet me qene në shërbimin këtij programi.
Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk” qe e tradhtuan Shqipërinë!
Pra edhe ti zoti Qosja duhet te pajtohesh se teza për ndarjen e Kosovës do te jete një skandal politik në rajon dhe nxitje kah destabiliteti i Ballkanit me çka do ti harroni presionet ,imponimet apo lakmitë qe te jeni një politikan i moderuar pro politikes agresive serbe qe keni shprehur ne këto kohë të nxehta poetike në rajon!Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk”, largoju këtij epiteti i nderuari Rexhep Qosja sa nuk është vonë se ky popull e ka paguar shume shtrenjtë lirinë dhe tokën e vet për ndryshe mos harro se ne nuk kishim pas nevojë as me hy ne burgje, as me demonstruar për te drejtat tona qe 100 vjet , as me hy në front të luftës e lavdishmja dhe e shtrenjta Ushtria Çlirimtare e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës.