Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joakim Lëv është shprehur i lumtur që skuadra e tij është e vetmja në Euro 2012 që fazën e grupeve e ka mbyllur me pikët maksimale.
Mirëpo, ai tashmë dëshiron që skuadra të përgatitet sa më mirë për sfidën çerekfinale kundër Greqisë, që sipas tij është një rival shumë i papërshtatshëm. “Grekët kanë një skuadër të rrezikshme. Ndaj tyre do të jetë ndryshe. Ata luajnë lojë të ngjashme me Danimarkën. Janë të rrezikshëm në sulm dhe të fortë në mbrojtje”, ka thënë Lëv.

SHPËRNDAJE