Liderët e G7 dënuan sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv, thuhet në një deklaratë.

Ata gjithashtu thonë se do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.

“Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” shtohet deklarata e lëshuar nga presidenti i G7, Italia, raporton CNN.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij.

SHPËRNDAJE