Klubet e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan ofrojnë mbështetje të plotë ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë, z.Agim Ademi.
Në takimin e mbajtur këtë të enjte (01.07.2021) nga drejtuesit e këtij institucioni, përfshirë të gjitha klubet, njëzëri ofruan mbështetjen e plotë ndaj z.Ademit përkundër zërave të shumtë dhe presioneve ndaj delegatëve nga individë të pandërgjegjshëm të cilët kanë për qëllim vetëm destabilizimin e institucionit më të lartë futbollistik në vend.
Puna dhe përkushtimi i z.Ademit për futbollin e Kosovës dhe sidomos Regjionit të Gjilanit ka bërë që pa mëdyshje t’i ofrohet mbështetja e plotë në të gjitha situatat.
Gjilan, 01.07.2021