Liga Arabe ka njoftuar se e përkrah kërkesën që mund t’i bëhet OKB-së për njohjen e shtetit të Palestinës. Përmes një komunikate, Liga Arabe, ka thënë se kërkesa do jetë për njohjen e plotë nga OKB, të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor si shtet të pavarur, me Jerusalemin lindor si kryeqytet.

 

Liga Arabe ka thënë se do e bëjë këtë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do mbahet në shtator në Nju Jork.

 

Njoftimi u bë pas një takimi të një komiteti monitorues arab ku morri pjesë edhe Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, në Katar.

SHPËRNDAJE