Skuadra më e trofeshme në Ligën e Kampionëve do të jetë pjesë e grupit më të vështirë të fazës së grupeve në garën më prestigje për klube. Në shortin që u hodh para disa çastesh, pos “mbretërve” grupin D do ta përbëjnë edhe kampioni i Anglisë, Manchester City, ai holandez, Ajaxi dhe fituesi i trofeut të dyfishtë në Gjermani, Dortmundi.
Një ditë pas u kuptuan të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, në Monako është mbajtur edhe tërheqja e shortit, 32 skuadra të ndara në tetë grupe nga katër sosh. Pamëdyshje që Grupi më interesant është ai D, ku pos bartësit, Real Madridit bëjnë pjesë edhe kampioni i Anglisë, Manchester City, ish kampionët e Evropës Ajaxi dhe Dormtundi, ky i fundit ën dy vitet e fundit rrëmbeu titujt e Bundesligës.
Ndërkaq futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri me Bayern Munchenin janë pjesë e Grupit F, së bashku me Valencian, Lillen dhe Bate. Ndërkaq futbollisti tjetër shqiptar që do t jetë pjesë e garës më interesante për klube, Fatos Beqiraj me Dinamon e Zagrebit, do të jenë në Grupin A së bahsku me Porton, Dinamo Kievin dhe PSG. Shtatë herë kampioni i Evropës, Milani duket se nuk do ta ketë të vështirë kalimin më tej, pasi do të përballet me Zenitin, Anderlehtin dhe Malagën.Aresnali, Salke 04, Olympiakosi dhe kampioni francez, Montpellier do të jenë pjesë e Grupit B.
Kampioni aktual, Chelsea do të nis mbrojtjen e titullit si pjesë e Grupit E, ku do të ketë punë me Shakhtar Donetksin, kampionin italian, Juventusi dhe danezët modest të Nordsjell.
Barcelona do të garoi ne Grupin G, ku pritet pa problem të kaloi më tej përballë Benficës, Spartak Moskës dhe Celticut. Ndërkaq anglezët e Manchester United e pëërbëjnë Grupin H së bashku me Bragën, Galatasaryn dhe rumunët e Clujt.
Grupi A
Porto
Dinamo Kiev
PSG
Dinamo Zagreb
Grupi B
Arsenali
Shalke
Olympiakos
Montpellier
Grupi C
Milani
Zenit
Anderleht
Malaga
Grupi D
Real Madrid
Manchester City
Ajax
Dortmund
Grupi E
Chelsea
Shakhtar Donetks
Juventusi
Nordsjelland
Grupi F
Bayern Munchen
Valencia
Lille
Bate Borisov
Grupi G
Barcelona
Benfica
Spartak Moskva
Celtic
Grupi H
Manchester United
Braga
Galatasary
Cluj