Edon Zhegrova ka kompletuar transferimin në ekipin kampion të Francës, Lille.
Kështu po raporton gazetari Andres Onrubia Ramos, korrespondent i AS, transmeton Gazeta Express.
Zhegrova tashmë gjendet në Francë ku është pajtuar me kontratën e re pesë vjeçare.
Formalitetet për testet mjekësore tashmë janë kompletuar.
Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.
Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht.