Shkodran Mustafi pritet ta vesh fanellën e Liverpoolit në sezonin e ardhshëm
Drejtuesit e Liverpoolit e kanë marrë seriozisht transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia gjatë kësaj vere.
Sipas tabloidit britanik, Express, Liverpool do të dërgoj disa zyrtarë në Spanjës për të përfunduar marrëveshjen me Valencinë për mbrojtësin shqiptar.
Express shkruan se Jurgen Klopp e ka identifikuar Mustafin si përforcimin kryesor të verës.
Mustafi ka shkëlqyer këtë sezon me Valencinë në La Liga, derisa ka zgjuar edhe interesimin e klubeve të mëdha si: Barcelona, Atletico Madrdi, Bayern Munich, Juvenuts, Inter e të tjera.