Seleksioni i Shteteve të Bashkuara, i përbërë nga yjet e ligës NBA, ka arritur rekord të numrit të poenave në një ndeshje basketbollistike të meshkujve, duke e mundur Nigerinë me rezultat 156:73, në ndeshjen e mbrëmshme të rrethit preliminar të turneut të basketbollit në Olimpiadën Verore Londra 2012. Rerkordin e vjetër olimpik për numër të madh të poenave e mbante Brazili, që në vitin 1988 në Seul të Koresë Jugore, pat triumfuar kundër Egjiptit, në takimin e rrethit preliminar, me rezultat 138:85.

SHPËRNDAJE