Preshevë, 7 prill  -Rreth 150 raste te fruthit janë regjistruar në Medvegjë, Bujanoc dhe Prteshevë që nga fillimi i marsit të këtij viti, jane keto  të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanovic Batut”, transmetroin agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në Serbi u regjistruan gjithsej 4,538 raste të lisë, numri më i madh i pacientëve në Beograd (1,497), dhe i dyti në numër në Nish (1,058).

Sipas të dhënave 13 njerëz vdiqën nga ndërlikimet e shkaktuara nga lisi, dhe në mesin e tyre është një fëmijë katërvjeçar nga Vranjska Banja, i cili nuk ishte vaksinuar. Fëmija vdiq më 1 mars dhe, si pasojë e lisë, ndodhi inflamacioni i mushkërive.

SHPËRNDAJE