Politikaj elastikë dhe kalemxhi pa kredo të moralit patriotik, na e kanë pru shpirtin te hunda, duke na i ngacmuar nervat me një sllogan banalizues në vazhdimësi: “Lugina e Preshevës“ në vend se Kosova Lindore, apo Presheva.
Aq leht dhe aq poshtërsisht e tjetërsojnë Kosovën Lindore.
Njerëz labilë, nëse nuk ua mba, ta quani Preshevën me emër të vërtetë:-Kosovë Lindore, bilem mos i ngjitni bisht, por quan PRESHEVË.
Një Ilustrim:
Në namaz pa ia dijet rendin
Një djalë që në vazhdimësi pinte alkool, një ditë e ndërpreu dhe të nesërmen i tha babës:-po vi edhe u`në xhami. Rri e mësohu pak se nuk di!-Po bëj qysh të bëjnë tjerët e shkoi.
Në fillim katër reqate farz me imam, puna shkoi mirë se rajshin e ngriteshin të gjithë. Po kur tha hoxha falni katër reqate synet-pa imam. U prish rendi dhe ky fakiri mbet pingole: as të bie as të ngritet.
Dikur u drejtue e tha me hidhërim:
-Kujuna ja q….. nanën që i pari këtu e prishi renin?!!
Kur thoni: Lugina e Preshevës, ju flitni për atë përrue-lugajë, mbushur me maca, qej të ngordhur dhe eshtra të pastërmave. Qyteza apo Pallanga-Preshevë mbetet e paprekur.
E falin torollakët për një “pullë teneqeje”
Të gjitha fshatrat shqiptarë të rrethinës së Vrajës ,të cilat ne i quanim me një emër përmbledhës –HASHANIJA, deri në vitin 1949 kanë qenë patronim i Kosovës, rrespektivisht Kamenicës, po atëherë do „odbornika“ të poshtër dhe të shitur, gjëja për afërsi terreni, iu bashkuan kadastralisht Sërbisë-Bujanocit.
Edhe me Preshevën(Luginën e marroqëve),patronim i Kosovës-Kamenicës, deri në vitin 1953,kur do trutharë, si këta politikan e kalemxhi të porositur, “votuan“ që të jetë nën patronatin e Sërbisë-Bujanocit.
Tradhtia, ndaj Atdheut, te „burrat“ e ligj, si porosi, shpejt përcillet ndër breza.
Serbia, qysh se ekziston Kosova e quan me emër përbuzës: Kosmet apo edhe si togfjalë, por prapë me përbuzje:Kosova dhe Metohija.
Termin: Metohi, ua kam zbërthye në një shkrim të më hershëm.
Tash njerëz të “kalemit“ dhe ju të „politikës, u mbetet të na e sqaroni neve dhe publikut lexues, këtë termë-Metohi.
Kishte për të qenë shumë logjike, u që kacavarreni në termin pezhorativ “Lugina e Preshevës“, çka të nënkuptojmë me këtë „zbulim gjegrafik“ të juajin?
Kush ua nguliti aq thellë në kokë dhe çfarë dobie u ka sjell?
Pozitë,para,apo besnikëri ndaj okupatorit???
Moralisht jeni të detyruar, që të mos i të huajsoni vendet shqiptare, as me shkrime anakronike.
Për ndryshe nuk u vije erë e mirë.
Në publikimet e shumta të sotme, dy janë që më plandosin për tokë.
1.
Ata që na ofrojnë në shkrime me paturpësi-Luginën e Preshevës, në vend të Kosovës Lindore dhe
2.
Ata kokëboshë e njerëz të shitur, të cilët, pa fije e turpi e në kulm të marrëzisë, e ofendojnë rënd shpëtimtarin tonë dhe të tyre, presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugovën, si shoqi i Demaçit dhe tjerë të këtij mendimi, me të cilët nuk do të pajtoj kurrë.
Këta mbesin në listën e armiqve të mi të brendshëm.
Hajde bacë, ju rrit mendja!