Pas ndeshjes se mbremshme ne Volos, ku Kosova u perball kunder Greqise, ku perveq rezultatit, ajo qe beri pershtypje ishte incidenti qe provuan ta inskenojne tifozet grek kunder dardaneve ne tribina.
E nje situate te tille, per mrekulli ka arritur ta menaxhoje kreu i dardaneve Lul Berisha me shoke, fal te cileve nuk pati asnje te lenduar.
E ne lidhje me ate se cka ka ndodhur mbreme, z. Berisha ka bere nje deklarim ne profilin e tij ne facebook, te cilin mund ta lexoni me poshte:
Ja postimi i Lulit:
Disa njerëz që kanë deficit kombëtar dhe patriotik, e që vuajnë nga ky kompleks, në momentin e parë mundohen të përfitojnë për t’i ulur të tjerët.
Për juve që nuk e dini, kjo nuk përbën risi, sepse disa më shanë edhe kur vendosa të bëhem pjesë e UÇK-së. Në guerilë isha 20-vjeç. Hyra me vendosmëri për ta mbrojtur pragun e derës, lirinë dhe dinjitetin e popullit tim.
Në atë moshë të re kërkohej guxim dhe personalitet të rreshtoheshe me ushtarët tjerë, me të cilët sot me të drejtë gëzojmë reputacionin e çlirimtarëve të vendit.
Njësoj u munduan edhe dje të më shanin. Tendenca për të më akuzuar dhe sulmuar për ikje nga përgjegjësia është e ulët dhe ngërthen në vete dashakeqësi, inat, urrejtje, neveri dhe mllef.
Mbi mua moralisht dhe jo vetëm, rëndonte organizimi i Dardanëve dhe gjithë të tjerëve që ishin në atë pjesë të tribunave. Kontributi dhe ndërhyrja ime ishte të mbroja secilin shqiptar, gjegjësisht të gjithë fëmijët, djemtë e vajzat, si dhe gratë – të cilët ishin me neve.
Nuk kam lejuar të eskalojë situata. Nga tastaturat kompjuterike dhe të pajisjeve tjera teknologjike është e lehtë të fyhet dhe të nxjerren përfundime të pabazuara në argumente.
Dhe, kuptojeni mirë: unë, Lulzim Berisha, i kam mbrojtur Dardanët dhe Kosovën pikërisht nga ju, të cilët sot fatmirësisht keni mbetur shumë pak dhe pa asnjë vlerë e relevancë. Siç i kam mbrojtur Dardanët nga çdo sulm, kryqëzim e linçim, do t’i mbroj sërish nga çdo e keqe. Vështirë ishte dikur, atëherë kur vetëm të përmendje togfjalëshin “kombëtarja e Kosovës”, të sulmonin me fjalë dhe çdo gjë tjera një tufë horrash. Tani është gjithçka më e lehtë.
Në çdo kontekst, si atëherë, si sot – do ta ngris zërin në çdo institucion për t’u ndihmuar Dardanëve me çdo gjë, sepse si lojtari i 12-të i kombëtares, jemi të vetmit të pazëvendësueshëm.
Prandaj, askush nuk mund dhe nuk do t’ia dalë të më ndaloj së dashuri Republikën tonë.
Me respekt,
Lulzim Berisha – Dardanët