Apple po punon në një MacBook Air dhe iMac me një çip M3 të ndërtuar duke përdorur procesin më efikas të prodhimit 3 nanometër, sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg.

Ndërsa nuk është e qartë se kur mund të lansohen dy pajisjet e përmirësuara, ai pret që çipi M3 të arrijë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Reklama

Gurman së pari e la të kuptohet për këtë në qershor të vitit të kaluar, duke vënë në dukje se Apple po punon në një MacBook Air 13 inç, MacBook Air 15 inç dhe një iMac të ri, të 3 pajisjet të cilat do të jenë të pajisura me çipin M3.

Në atë kohë, ai shtoi se çipi M3 mund të shfaqet që në fillim të këtij viti, por kjo nuk ka ndodhur ende, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, Apple përfshiu çipat e rinj M2 Pro dhe M2 Max me linjën e MacBook Pro të cilët kishte dalë me njoftim në fillim të këtij muaji, dhe gjithashtu shtoi një çip M2 Pro tek Mac Mini.

Këto çipa bazohen në një proces të gjeneratës së dytë të çipave 5nm, i cili është ende një përmirësim nga procesi standard 5nm që Apple përdor për të fabrikuar çipat e tij M1.

Çipi në ardhje, M3, megjithatë, pritet t’i çojë gjërat një hap më tej.

Sipas Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC), kompania që prodhon çipat e Apple, procesi 3nm mund të përmirësojë shpejtësinë deri në 15 për qind dhe të zvogëlojë konsumin e energjisë me 30 për qind kur krahasohet me procesin e çipave 5nm.

SHPËRNDAJE