Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë rritet për 0,5 denarë, gjegjësisht për një denar, ndërsa dizeli për tre denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i Maqedonisë.
Gjysmë denari shtrejtohet “eurosuper BS 95″ dhe një litër do të kushtojë 62,50 denarë, ndërsa për një denar rritet çmimi i i “eurosuper BS 98″, i cili do të shitet për 64,50 denarë për litër. Çmimi i ri për një litër eurodizel dhe ai i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është më i lartë për tre denarë dhe do të arrij 47 denarë, gjegjësisht 35,5 denarë.
Rritje prej 1.604 denarë për kilogram, sipas vendimit të KRRE, ka te çmimi me pakicë i mazutit M1 NC, i cili do të shitet për 18,535 denarë. Mesatarisht, rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës arrin 5,27 për qind.
KRRE e mori këtë vendim për ndryshimin e çmimit të derivateve në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit, si dhe të kursit të denarit në raport me dollarin.