Francezi ka bërë një paraqitje për t’u harruar në “Camp Nou”.
Kështu shkruan “Marca”, e cila nuk i ka kursyer kritikat drejt sulmuesit francez, duke e konsideruar atë të parëndësishëm për Realin e ZIdane, përcjellë “Lajmi.net”.
“Lëndimi në fazën parapërgatitore nuk e lejoi që të arrijë nivelin maksimal. Zidane i beson, por Benzema nuk po bën asgjë dhe nuk po dëshirohet më as nga tifozët”, shkruan ndër tjera gazeta madriliene.
Madje në sondazhin para ndeshjes, tifozët e “Los Blancos” kishin votuar që francezi të mbetet në bankë rezervë ndaj Barcelonës.