Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Tiranë, ku sot do të pritet në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas këtij takimi, pritet të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve.
Ky takim sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 9:30 dhe do të përfundojë me firmosjen e një marrëveshjeje.
Ndërsa, në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet më pas samiti.
Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024)
09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga kryeministri Rama në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelensky.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Shqipëri.