Kylian Mbappe dëshiron të qëndrojë në Monaco
Sipas Yahoo Sports, ylli i Monacos, Kylian Mbappe ka ndryshuar mendjen sa i përket të ardhmes.
Ai dëshiron të qëndrojë në Monaco këtë sezon, duke refuzuar transferimin në Paris Saint-Germain, përcjell Express.
Mbappe thuhet se dëshiron të luajë në Monaco rregullisht në mënyrë që të ftohet nga Franca në Botërorin ‘Rusia 2018’
Përveç PSG-së, interesim për Mbappe kanë shfaqur skuadrat si: Real Madrid, Manchester City e Arsenal