Rreth 1000 policë morën pjesë në operacion, i cili ishte i paprecedent për nga madhësia.
Policia rumune ka bastisur pesë pika kontrolli në kufirin me Serbinë, në një operacion që kishte si cak kapjen e policëve dhe doganierëve të përfshirë në trafikimin e cigareve.
Burimet zyrtare thonë se rreth 100 policë e doganierë janë në paraburgim.
Rreth 1000 policë morën pjesë në operacion, i cili ishte i paprecedent për nga madhësia.
Një operacion i ngjashëm u zhvillua një javë më parë në kufi me Ukrainën. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 59 zyrtarë.