Preshevë, 3 gusht -Sikur vite më parë edhe sivjet tradicionalisht dy javë para Bajramit nisen haxhilerët. Gëzim i madh padyshim për ta dhe familjet e tyre për ta vizituar tokën e shenjtë Qaben (Mekën). Nën organizimin e Bashkesive Islame te Lugines dhe asaj te Kosovës  gjatë ditës së sotme haxhinjët nga Lugina e Preshevës kanë udhëtuar për vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

“Sivjet nga  Lugina e Preshevës )shkojnë gjithsejt 304 besimtarë të rinjë të fese muslimane, për ta kryer ket obligim ndaj Allahut (xh.h). pjesa dërmuese shkojnë nën organizimin e BIK, BIS, BIPBM.. por ka edhe haxhilere tjerë që shkojnë sipas programeve, organizmeve të tyre. Kryesore eshte që ata kanë gjetur vullnet dhe e kanë bërë nijet  të bëjnë këtë vepër të mrekullueshme, dhuratë kjo e zotit për ta..” ka deklaruar sot imamet e Presheves dhe hoxjhallaret  për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Nisja e haxhinjëve dikush drejt aeroportit të Prishtinës e dikush me autobus (MAXHARI) jane nisur para pak nje qasti nga VMC ne Preshevë. Aty ishin tubuar qindra persona per te percjellur dikush baben, dikush nenen e dikush vellane, gjyshin apo axhen e dajën. Aty kishin dalur i madh e i vogel per t’i percjellur te afërmit e tyre ne haxh, ku merreshin ngryk, u pane lote gazimi duke i uruar atyre rruge te mbare e kthim te rehatshem shendosh e mire inshallah.

Résultat de recherche d'images pour "haxh lugina e preshevës"

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit në haxh do të vijnë nga dy milionë myslimanë nga e gjithë bota. Këtij numri do t’i bashkohen 700 mijë haxhinj nga Arabia Saudite, që do të thotë se haxhin do ta kryejnë mbi tre milion persona. Sipas të dhënave të agjencisë Anadolia, këtë vit në haxh nga Ballkani do të udhëtojnë mbi 4.000 persona. Nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Sa i përket haxhilerëve nga  Lugina e Pershevës sikur vite më parë edhe sivjet ata shkojnë për t mos thënë të ndarë, shkojnë të paorganizuar, secili  vetë, në menyrë vullnetar, në grupe të ndyrshme, kush nga Prishtina e kush nga Beogradi e Shkupi…kush si gjenë, më mirë e më lirë, pra me aeroplan apo autobus, ku organizatorët  këtë punë e bëjnë pak për aihret e pak për biznis…Sidoqoftë  haxhilerët edhe pse nisen (sikur politikajt) të ndarë, ështe një vend që i bashkon ata, e ai vend quhet me emrin Meka (Qabe) me shpresë që të kthehen  shëndosh e mirë, të bashkuar dhe jo ashtu siq nisen, Inshallah..!

 

SHPËRNDAJE