sylalagaaProkuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Azem Sylën

Per aferen “Syla” u tha shume cka madje edhe nga policia  Kosoves edhe nga prokuroia , madje edhe nga avokati i tij u thane shumecka kontradiktore, se ishte ne Shiperi, dikush ne Serbi e Austri e dikush edhe ishte i fshehur ne Kosovë qe vetem policia  e Kosove se dinte qukin.. Sidoqfte ai u kthye “vullnetarisht” si do burra siq thonin dikur se po “shkoj ne Hgaë, ne baza vullnetar”. A thua a dote ishte “dorëzuar” Azem Syla nga shpella e tij pa presionin e nderkombëtareve, qe sipa sInterpo-it  ai nëse nuk dorëzohet mund të kërkohet (futet në listë) nga Interpol-i, ka shkruar agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Azem Syla ky “zviceran” nga Lucerni, sot  ne duart e policise kosovare

“Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te EULEX-it Azem Syla me grupin e tij prej 50 peronash, antare te insticioneve dhe qeverise se Kosovës  ka dëmtuar shtetin  per 30 milionë euro. Vec kesaj Azem Syla ishte me nje dosje te pistë edhe në  Zvicër. Syla kishte marrë 480 mijë franga (“Azem Syla darf Ergänzungsleistungen behalten 480’000 Franken für Kosovo-Politiker“) nga sigurimi invalidor zviceran, cka autoritet helevtike e debuan drejt Prishtinës .

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.

Syla është arrestuar para pak minutash nga autoritetet e EULEX-it.

Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën me peshën e veprës së kryer nga ish-deputeti I PDK-së dhe me ndikimin qe ka ai.

Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla së shpejti do të dal para prokurorit.

Ai tani ndodhet në prokurori të EULEX-it, ku pritet të intervistohet.

Syla i cili dje dha dorëheqje nga të gjitha postet publike, dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash. Ai po dyshohet se është pjesë e grupit i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

SHPËRNDAJE