Preshevë, 30 maj -Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se incidenti në fshatin Poterq të Klinës thekson nevojën për të punuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruajne mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Madje mediat e Boegradit e kane quajtur “sklandaloze” deklartata e ambasadorit amerikan qe sipas tyre, Scott paska thene: “Serbë, njihne Kosovën, qe shqiptarët t’mos ju sulmojnë”
“Incidenti i djeshëm në Poterq thekson nevojën për të punuar në një marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila duhet t’iu sigurojë qytetarëve serbë të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, ka thënë Scott. (“SKANDALOZNA PORUKA američkog ambasadora Skota: Srbi, priznajte Kosovo, pa Albanci neće da napadaju”)
Dje në fshatin Poterq shqiptarët e Kosovës protestuan kundër një manifestimi që po e mbanin serbët në kishën e Trinisë së Shenjtë. Sipas medieve serbe një person është lënduar.
Pas përfundimit të manifestimit qytetarët serbë janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës