Serialit të popullarizuar në Netflix, “La Casa de Papel” përflitet se do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk.
Fjala është për Aras Bulut Iyenmli i cili tashmë për publikun shqiptar u bë i njohur nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Mediat turke së fundmi raportuan se aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në sezonin e ardhshëm të “Money Heist
Se çfarë roli dhe cili personazh do jetë ua sjellim disa detaje më poshtë, sipas tabloideve në Turqi.

Cilin personazh do të ketë ai?

Ylli i kinematografisë turke do të bashkohet me serialin në sezonin e ri të La Casa De Papel. Ndërsa e ardhmja e karakterit të Stambollit vazhdon të flitet në seri, personazhin e tillë duket se do ta rrëmbejë Aras Bulut Iyemli.
Aktori, i cili shpesh ka bërë tituj me performancën e tij në serialin Çukur, planifikon të shpallë emrin e tij në La Casa de Papel, në një nga serialet më të shikuara në botë.

SHPËRNDAJE