Mediat serbe po vazhdojnë të tregojnë joseriozitetin e tyre në raportimin ndaj Kosovës. Në numrin e sotëm gazetës beogradase, “Kurir”, i është kushtuar një shkrim i veçantë gjeneralit, Ramush Haradinaj dhe këngëtares së njohur, Ceca.

“STRAVIČNO! PAKLENI PLAN ALBANACA: Krvnik Haradinaj traži CECINU GLAVU! ČITAJTE U KURIRU”, titulli i këtij medium.

“Ceca Raznatovic është në shënjestër të mafisë shqiptare në Danimarkë. Ata dëshirojë të hakmerren ndaj serbëve për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë”, citon të ketë shkruar Kurir, transmeton Indeksonline

Sipas tyre, shërbimi sekret danez “PET” ka përgjuar bisedat e ish-anëtarëve të UÇK-së të cilët janë vendosur në Kopenhagë, ku mafia shqiptare është duke planifikuar rrëmbimin dhe të vrasjen e këngëtares Ceca.

SHPËRNDAJE