Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 725 banor, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 ka pasur 943 banor. Mirëpo ky regjistrim është gjysmak dhe është realizuar pasi që shqiptarët e Medvegjës dhe Tupallës janë dëbuar nga trojet e veta etnike. Ne regjistrimin e vitit 2011 pati nje bojkotim mesatar te regjistrimit, andaj Tupalla doli se ka vetem 69 banore te perhershem, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Zëri i Tupallës po kumbun nga Medvegja e deri ne Tirane e Uashington   

Tupalla krejtësisht qysh nga e kaluara ka qenë e banuar nga popullata shqiptare. Nga sofra e Tupalles dolen shume intelektuale e patriot te shquar te ceshtjes kombëtare si veprimtari deh biznesmeni i njohur Xhim Xhema deri tek Leme Xhema, nynkryetare e Kumunes se Medevegjës. I pari, në SHBA, heren e fundit takoi kongresmen e peresidentin amerikan Trump, kuse e dyta ne Medvegjë, solli presidentin shqiptar Ilir Meten me cifteli n’midis Topalles ne vendlindjen e akademik Idriz Ajetit, i cili sivjet mbushi 100 vjet.

Duke mos harruar ketu as Xhemë Tupalla, Zenel Hajdini, Veli Dedi, Zeqir Bajrami etj.. Në mbrëmjen fundit te vizites se fundit ne Medvegjë, kreu i shtetit shqiptar, u ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë. Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një” talent” të tij, atë në muzikë. Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë.

Prandja edhe titulli i ketij reportazhi i meritueshëm: Medvegja, aty ku buron jeta, aty ku edhe bora flet shqip! Zëri i Tupallës po kumbun nga Medvegja ne Prishtinë e deri ne Tirane e Uashington…ani pse gjysma e intelektualëve dhe veprimtareve sot jetojne dhe veprojne jashte vendindjes. Disa gure peshojnë rendë edhe jashta vendit te tyre!, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Si çdo vit në Tupallë me 1 maj edhe këtë vit u mbajtën “Takimet e Vendlindjes-Tupalla”.Me këtë rast përveq aktiviteteve vjetore u mbahen orë letrare ku marin pjesë poet nga të gjitha trojet shqiptare, madjhe edhe nga diaspora. Takimet ishin organizuar nën patronatin e Komunës së Medvegjës, te rpire nga Leme Xhema.

SHPËRNDAJE