Nje fshat ne Medvegjë qe me shekuj njihet nder banoret shqiptare dhe serbe si Adzhince, ky fshta tash e tutje quhet “Putin” njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Jam i sigurtë që Presidenti Putin e di për këtë vend, thotë Nebojsha Arsic, kryetar i bashkisë së Medvegjës.
Medvegja mes rusivizmit dhe serbizimit… Fshati në Medvegjë merr emrin e Putinit. Në Bujanoc nuk lejohet sheshi “Skënderbe”
Jo vetem ne Medvegje por edhe në shume venbanime shqiptare ne Luginen e Presheves jane ndryshuar emërimet nga ato shqiptare ne sllave. Psh në Bujanoc nuk lejohet sheshi “Skënderbeu” edhe pse shumica e kuvendarvee i kane thene po. Ndërrim i toponimeve shqiptar sikur emri i fshatit nga Adzhinaca ne Putin kupohet si urrejtje dhe racizem jo vetëm ndaj shqiptareve por edhe ndaj komuniteve tjera joserbe.
Po ashtu mësohet se ky fshat vetem me trembëdhjetë shtëpi, njëzërit janë pajtuar që të ndryshohet emri nga Adzhince ne Putin, madje edhe pa lejen e komunës. “Fshati i Medvegjës me emrin “Putin” eshte një rrespekt dhe mirënjohje ndaj Presidentit rus Putin..” kane thëne fshataret sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”
“Turqi me nuk ka ketu. Ne nuk jemi këtu ne Turqi por ne Serbi. Ne nuk e duam emrin turk, duam të ndryshojmë emrin e fshatit në një emer sllav. “Putin” tingëllon bukur dhe të lehtë të shprehem. Ne kemi qenë gjithmonë të përballemi me Lindjen. Putin është për ne lideri më i madh dhe më të mirë botërore, kështu që qyteti ynë me krenari mban emrin e tij..” ka thëne nje fshatar me emrin Milutin Petrusic.
Tashmë ekziston ky fshat i vogël me emrin Putinovo. Banorët e kanë nderuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më shumë për respekt dhe shumë pak për rrugën e paasfaltuar. Ai është kryesisht një fshat pensionistësh, në komunën e Medvegjës. Edhe lokali i fshatit ka marrë emrin “Putin”, kurse rakia “Shlivovica” nga kumbullat quhet “Putinovka”.
Serbët kundër emërimeve shqiptare dhe turke
Nje fat i tille mund të pres edhe emetime tjera rrugesh, sheshe e fshatra me emertime shqiptare apo ato turqe si fshati “Katun” apo “Bilac”. Derisa sot ne Beograd dhe Serbi ke emra rrugësh te krimineleve serb si Gavrila Principa apo te Mladici, Andricit, Miloshevicit nuk eshte qudi edhe aq, as me emri e diktatorit rus Putin per 12 fshatar, n’midis shqiptareve te Medvegjës, kurse per 40 m ije shqiptare në Bujanoc nuk lejohet sheshi me emrin “Skënderbe”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Këtu vijnë gazetarë dhe qytetarë rusë. Vijnë dhe na vizitojnë prej 4-5 vitesh”, tha Malisa Petrusiç. Ky fshat është bërë atraksion. Putin u ka bërë publicitet ende pa e vizituar fshatin. Banorët thonë se janë të vendosur. Fshati duhet të quhet kështu.
Fshatarët thonë se ata ndryshuan emrin sepse nuk donin emrin turk dhe si shenjë mirënjohjeje të madhe ndaj Rusisë dhe Putinit, ata vendosën njëzëri të emërojnë Putinin. Shtrirje të rrugës që lidh Putin dhe Medvegjë u hap më 25 shtator 2018 në praninë e ambasadorit rus Aleksandër Chepurin dhe ndihmoi në ndërtimin e një organizatë jo-qeveritare “mision humanitar rus.”Para dhe pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, një fshat që është sigurisht më e përmendur është – Putin, në një peizazh malor të komunës së Medvegjës, ku kavetem dymbëdhjetë banore.
Kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq ka thene se “banorët e Putinit janë ende duke pritur për mundësinë për të mirëpritur presidentin Putin..”