Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se i ka pëlqyer një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti i cili është në vizitë në SHBA.

Krasniqi e ka cilësuar si të suksesshme vizitën dhe ka shtuar se ishin të shqetësuar nëse nuk do të ndodhte një takim i tillë i një niveli të lartë me zyrtarë amerikanë.

“Ishim të shqetësuar, pasi ai qëndroi shumë në SHBA dhe nuk u prit nga zyrtarët e lartë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se i pëlqen që Kurti ka ndërruar qëndrim për atë se cfarë është bërë në Kosovë pas lufte. “E ka kuptuar këtë që e kanë thënë edhe amerikanët me vite. Është zbulim i mirë i Kurtit. Ai ka thënë se që 20 vjet Kosova është dështim. Se gjithçka është dështim. Por është mirë që Kurti e ka kuptuar që nuk është kështu dhe Kosova është storie suksesi”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE