Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas ushtrimit të së drejtës së tij të votës, e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

“Sot është një ditë e mirë. Ditë e madhe. Për vendin tonë. Për demokracinë e Kosovës. Votova me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë. Për mundësinë dhe potencialin për të pasur një të ardhme më të dinjitetshme për të gjithë. Besoj që kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga secili qytetar që ka të drejtë vote, që përmes votës së tyre, të japin verdiktin se nga dëshirojnë ta drejtojnë vendin në katër vitet e ardhshme,” tha Krasniqi.

Ai u shpreh besimplotë se qytetarët do të flasin me votën e tyre, duke e cilësuar këtë proces si vazhdim të një fushate të qetë dhe pozitive. “Jam besimplot se ashtu siç kemi pasur një fushatë pozitive, që ka qenë e drejtuar nga e ardhmja, edhe vota dhe verdikti qytetar do ta thotë të njëjtën,” theksoi ai.

SHPËRNDAJE